Dellova me shumë gjasë do të largohet nga Prishtina?

Futboll

Dellova me shumë gjasë do të largohet nga Prishtina?

Më: 19 maj 2021 Në ora: 11:40
Dellova me shumë gjasë do të largohet nga Prishtina?

Mbrojtësi i Prishtinës, Lumbardh Dellova, padyshim ishte ndër më të mirët në skuadrën që u shpall kampion.

Lojtari është në kontratë ende me Hajduk Split dhe pritet të rikthehet në Kroaci.

Kjo pasi huazimi një vjeçar me Prishtinën po shkon drejt mbylljes, ndërsa klub nga kryeqytetit po vazhdon të punojë për të siguruar shërbimet e tij për të paktën edhe për një vit tjetër.

Prishtina do të mundohet që ta mbajë Dellovën, pasi ai ka bindur tej mase drejtuesit e klubit, shkruan gazetaolle.

Dellova ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar një gol.

Ai më parë ka luajtur te Liria para se të kalonte në Kroaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat