Të rejat e fundit për rinovimin e Mbappes: Çfarë ka ofruar PSG dhe çfarë dëshiron ai

Futboll

Të rejat e fundit për rinovimin e Mbappes: Çfarë ka ofruar PSG dhe çfarë dëshiron ai

Më: 20 maj 2021 Në ora: 08:31
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re me Paris Saint-Germain, pasi që kontrata e tanishme i skadon në qershor të vitit 2022 dhe ka diskrepanca në mes palëve që janë duke negociuar

Duket se çelësi i bllokimit të nënshkrimit në mes të përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit francez ka të bëjë me kohëzgjatjen e kontratës së re.

PSG dëshiron që të nënshkruajë me Mbappe deri më 2025, edhe pse oferta mund ta lejojë lojtarin të largohet më 2024.  

22 vjeçari nuk është i bindur me këtë gjë, pasi që ai dëshiron të nënshkruajë vetëm një vit më shumë deri më 2023 me opsionin që të mund të largohet në verën e 2022.

Pika që i ndanë palët

Gjërat për momentin qartë janë në ngërç, pasi që gjatësia e kontratës nuk është i vetmi problem që duhet zgjedhur nëse Mbappe duhet të rinovojë me PSG.

Francezi po ashtu dëshiron garancë për minuta në fushë dhe premtimin e një projekti sportiv që do të koncentrohet për rreth tij.

Me fjalë tjera, Mbappe dëshiron që të rrethohet me lojtarë të cilët do t’i ndihmojnë atij për ta fituar Ligën e Kampionëve sezonin e ri.

Çfarë është e qartë, megjithatë, që pavarësisht të gjithave Mbappe nuk është në presion dhe është i relaksuar për të ardhmen e tij.

“Jam i lumtur me jetën time, ndonjëherë me pëlqen të bëjë jetë të qetë, por kjo është një gjë e mirë”, tha Mbappe për TF1.

“Ka gjëra të mira dhe të këqija, por unë jam i lumtur me gjërat si janë për momentin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat