Në gjurmët e gjigantit italian

Futboll

Në gjurmët e gjigantit italian

Më: 20 maj 2021 Në ora: 12:05
Në gjurmët e gjigantit italian

Për sezonin e ardhshëm Milanit i nevojitet një zëvendës për Ibrahimoviçin, që nuk ofron garanci në aspektin fizik.

Rebiç e Leao nuk mund të bëjnë rolin e pykës siç kanë treguar sivjet, ndaj thuhet se Paolo Maldini është vënë në gjurmët e Amine Adlit.

21-vjeçari luan për Tuluzën dhe është zgjedhur si lojtari më i mirë për Ligën e Dytë franceze.

Në ndihmë të Milanit mund të vijë dëshira e sulmuesit, por edhe fakti se kontrata e tij skadon pas një viti e as që ka në plan ta rinovojë.

Raportohet se klubi i tij kërkon 15 milionë euro për ta lënë të lirë, por shuma konsiderohet e lartë pasi përveç përvojës së pakët, francezi 174 centimetra nuk është një makineri golash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat