Mësohet dita kur Messi do të komunikojë të ardhmen e tij

Futboll

Mësohet dita kur Messi do të komunikojë të ardhmen e tij

Më: 20 maj 2021 Në ora: 14:09
Mësohet dita kur Messi do të komunikojë të ardhmen e tij

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur lajmin se Lionel Mesi do të shpall të shtunën e ardhshme vendimin për të ardhmen e tij.

Me kontratën që i mbaron këtë verë, sulmuesi argjentinas ka marrë disa oferta nga Mançester Siti dhe PSG-ja, por e ardhmja e tij ende duket e paqartë.

Dalja nga gara për titull dhe mungesa e kontigjentit cilësorë në skuadër janë disa nga arsyet kryesorë që “pleshti” mund të vendosë të largohet.

Sipas gazetës, Mesi do të bëjë të ditur vendimin për të ardhmen e tij në një intervistë për gazetën argjentinase “Ole”.

Lajmi i bujshëm ka bërë xhiron e mediave teksa e gjithë bota e futbollit po pret me interes vendimin e 6 herë “Topit të Artë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat