Ja sa do ti kushtonte klubit të Barcelonës shkarkimi i trajnerit

Futboll

Ja sa do ti kushtonte klubit të Barcelonës shkarkimi i trajnerit

Më: 20 maj 2021 Në ora: 15:38
Ja sa do ti kushtonte klubit të Barcelonës shkarkimi i trajnerit

Barcelona është duke konsideruar shkarkimin e trajnerit Ronald Koeman në fundin e edicionit.

Tekniku holandez arriti që këtë edicion ta fitojë Kupën e Mbretit, por dështoi në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Eliminimi në Ligën e Kampionëve nuk është problem, por duket se presidentin e klubit Joan Laporta e ka acaruar humbja e titullit, meqenëse Barcelona ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit.

Sipas raportimit të “Sport”, nëse Laporta vendos ta shkarkojë Koemanin, atëherë do detyrohet të paguajë vetëm 7.5 milionë euro.

Ndërkohë, dy pasuesit e mundshëm janë Xavi Hernandez dhe Hansi Flick, ky i fundit është më problem, sepse është afër të arrijë marrëveshje me Kombëtaren e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat