Shkupi blen kartonin e Alvarezit dhe nënshkruan kontratë dyvjeçare

Futboll

Shkupi blen kartonin e Alvarezit dhe nënshkruan kontratë dyvjeçare

Më: 21 maj 2021 Në ora: 14:58
Shkupi blen kartonin e Alvarezit dhe nënshkruan kontratë dyvjeçare

Një nga futbollistë më të mirë gjatë sezonit që lamë pas, padyshim se ishte kostarikani, Freddy Alvarez i cili në klubin tonë erdhi si përforcim i madh, por në formë huazimi nga skuadra e ADR Jicaral që garonte në kampionatin më të fortë të Kosta Rikas.

Alvarez erdhi te Shkupi verën e vitit 2020, dhe tani më i kishte skaduar kontrata e huazimit, por kryesia e klubit dhe stafi i trajnerëve duke parë potencialin e tij në mesfushë, ka blerë kartonin e tij, ndërsa në të njëjtën kohë të dy palët kanë nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Vet paraqitjet e Alvarezit kanë bërë që edhe vlera e tij në tregun e futbollit të rritet, që nga momenti kur ai erdhi në Shkup, vlera e tij në transfermakt ishte 250 mijë euro, ndërsa tani kartoni i tij kap shifrat e 500 mijë eurove.

Në 32 paraqitje sa kishte këtë sezon, Alvarez ka arritur të shënon dy gola, ndërkohë është asistenti më i mirë i kampionatit me 13 të tilla, ndërsa një ndër futbollistë më të disiplinuar, pasi vetëm 3 herë është ndëshkuar me karton të verdhë.

Me blerjen e kartonit të Alvarez, Shkupi do të jetë edhe sezonin e ardhshëm me një mesfushorë të fortë, ndërsa sulmuesit do ta kenë shumë më lehtë për të shënuar gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat