Nuk qau aq shumë kur u nda nga Pamela Anderson

Futboll

Nuk qau aq shumë kur u nda nga Pamela Anderson

Më: 21 maj 2021 Në ora: 17:26
Nuk qau aq shumë kur u nda nga Pamela Anderson

Emocionet e futbollit janë të jashtëzakonshme dhe mbërthejnë shpeshherë futbollistët, jo vetëm tifozët. Pavarësisht karrierës së tyre dhe trofeve të arritura, një fitore mund të përjetohet ende si në ditët e para.

Ky ishte rasti i Adil Rami, fitues i Botërorit, që qau në fundin e ndeshjes me Gil Vicenten.

Boavista e mbrojtësit francez mbijetoi në kampionat falë golit të realizuar në minutën e 88. Nën emocionet e mëdha të kësaj arritje drithëruese, Rami ka qarë edhe gjatë dhënies së intervistës:

“Jam shumë i lumtur të them që kam qenë një kampion bote dhe kam fituar në Europë.

Nuk jam portugez, nuk jam nga këtu, por e kuptova sa e rëndësishme është Boavista. Zemra ime u bashkua me zemrat e tifozëve”, ka thënë Rami.

Ndërkohë në media është raportuar edhe nëpërmjet humorit se kjo gjendje sentimentale e mbrojtësit francez nuk është parë kur ka fituar Botërorin dhe as kur u nda nga Pamela Anderson, por ndodhi për shkakun e mbijetesës në ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat