Henderson rikthehet nga lëndimi, i gatshëm për Crystal Palace

Futboll

Henderson rikthehet nga lëndimi, i gatshëm për Crystal Palace

Më: 21 maj 2021 Në ora: 21:27
Jordan Henderson

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson është rikthyer nga lëndimi.

Henderson është rikthyer nga lëndimi duke u stërvitur për herë të parë që nga lëndimi i tij ndaj Sheffield United me 28 shkurt.

Liverpooli ka njoftuar përmes uebfaqes zyrtare se Henderson ka marrë pjesë në stërvitjet e sotme dhe është i gatshëm për ndeshjen ndaj Crystal Palace të dielën.

“The Reds” duhet të marrin tre pikë në mënyrë që të sigurojnë një biletë që dërgon në Ligën e Kampionëve, duke i marrë vendin e katërt Leicesterit.

Kapiteni kishte munguar plot 15 ndeshje që nga muaji shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat