Klopp flet për të ardhmen e Wijnaldum

Futboll

Klopp flet për të ardhmen e Wijnaldum

Më: 21 maj 2021 Në ora: 23:41
Jurgen Klopp dhe Georginio Wijnaldum

Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum është pranë largimit nga “The Reds”.

Wijnaldum ende nuk e ka rinovuar kontratën me Liverpoolin dhe sipas mediave angleze ai është afër që të kalojë tek Barcelona, ku dihet marrëdhënia e tij e mirë me Ronald Koeman, i cili ishte trajner i futbollistit në kohën kur ishte në krye të Kombëtares së Holandës.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp u pyet për situatën e Wijnaldum para ndeshjes me Crystal Palace.

“Asgjë për të thënë në këtë moment. Karakteri i Wijnaldum nuk diskutohet, ai është një djalë i mrekullueshëm, ai është plotësisht i përkushtuar ndaj klubit dhe ekipit deri ditën e fundit”, tha ai.

“Nuk është hera e parë që përballemi me një situatë si kjo. Djemtë janë mësuar të jenë në negociata e gjëra të tilla”, tha Klopp.

“Do të shohim si do të shkojnë gjërat të dielën. Nuk kam asgjë për të shtuar më shumë për këtë”, përfundoi Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat