Destinacioni i radhës pritet të jetë dashuria e dytë e CR7 -së

Futboll

Destinacioni i radhës pritet të jetë dashuria e dytë e CR7 -së

Më: 22 maj 2021 Në ora: 11:54
Destinacioni i radhës pritet të jetë dashuria e dytë e CR7 -së

E ardhmja e Cristiano Ronaldos tek Juventusi varet nga verdiket që do të japë java e fundit e Serisë A. Nëse bardhezinjtë nuk e kapin vagonin e fundit të për Championsin, “ylli” portugez  do të largohet nga Torino.

Destinacioni i radhës pritet të jetë dashuria e dytë e CR7 në futbollin elitar, Manchester United.

Sipas mediave spanjolle, Ronaldo tashmë ka pasur kontakte me Solskjaer për të folur në lidhje me projektin e “Djajve të Kuq”.

Juventusi, pa Championsin, do ta pranonte me kënaqësi largimin e Ronaldos për shkak të pagës tepër të lartë. Prania në organikë e një futbollisti që përfiton një shifër “faraonike”, do të ishte e tepërt për një ekip do të luajë në Europa League.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” mësohet se do të ishin të kënaqur nëse Manchester United do të paguante 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat