Starova: Ndodhitë e Jorgjit janë jashtëtokësore!

Futboll

Starova: Ndodhitë e Jorgjit janë jashtëtokësore!

Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:10
Starova: Ndodhitë e Jorgjit janë jashtëtokësore!

Sulejman Starova mban postin e drejtoitr teknik te skuadra e Teutës dhe ndonëse përfitoi indirekt nga ajo penallti e Vllaznisë, kurrsesi nuk mund të pajtohej me atë që ka parë në ndeshjen që u vendos nga Enea Jorgji.

Duke folur në “Skaner”, Starova ka bërë të qartë se ndodhi të tilla kanë qenë edhe më parë prezente dhe ai ka qenë i vetmi që i ka kritikuar hapur me emra gjyqtarë të tillë.

“Kush është më i miri? Jorgji? Ndodhitë e këtij janë jashtëtokësore! E mbani mend Kkësin me Skënderbeun? Po e kam thënë gjithmonë dhe më keni lënë vetëm të shaj gjyqtarët e të them që e kanë të shkruar në ballë. Atë rastin e Da Silva po të donte e jepte penallti. Është jashtë, po e fut brenda ai…

Sa herë ka filluar ndeshja nga fillimi e deri në fund me gjyqtarin kundër në kampionate? Pse më keni lënë vetëm për të folur kundër tyre? Na kanë parë sytë gjëra më të këqija. Unë jam në aktivitet me një skuadër tjetër, por ndaj e mira është që kur diskutohen problemet jo të flasë vetëm një njeri e të thotë filani e filani japin 11-metërsh të paqenë. Unë e kam parë këtë situatë, më kanë hequr dy kampionate. Kanë ikur trajnerë në shtëpi e ka ndryshuar karriera e njerëzve prej gjyqtarëve.

Kur ankohen të tjerët nuk çuditem, unë e kam provuar në kurriz. Superiorja është vitrina e futbollit tonë por unë nuk habitem fare më këtë ndeshje, se sytë më kanë parë gjëra të tjera më të rënda”, ishin fjalët e Starovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat