Skënderbeu shembull karakteri

Futboll

Skënderbeu shembull karakteri

Më: 22 maj 2021 Në ora: 14:29
Skënderbeu shembull karakteri

Dikur shembull dhe model për të gjithë. Sukseset e Skënderbeut vazhdojnë të përmenden nga të gjithë, si një model suksesi i një skuadre që bëri krenarë të gjithë. Çështja pezullimit nga kupat e Europës ishte një goditje e rëndë për skuadrën, por gjithsesi asgjë nuk humbi nga modeli Skënderbeu.

Bardhekuqtë, njësojë si dikur kur korrnin suksese brenda dhe jashtë vendit, edhe këtë herë treguan forcën e një ekipi solidar, me karakter dhe që fjalën dorëzim nuk e njohin.

Deri pak muaj më parë askush nuk do ta kishte menduar se korçarët do të arrinin mbijetesën, teksa që me ardhjen e Migen Memellit, falë edhe punës së trajnerit, skuadra pati një transformim rrënjësorë.

Nga java në javë progresi ishte më se evident, rezultate surprizë ndaj kundërshtarëve të fortë, deri në mbërritjen e këtij momenti, klubi siguroi mbijetesën pa qenë nevoja të kalonin përmes zonës Play Out.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat