Ranieri e përfundon me fitore aventurën e tij tek Sampdoria, arriti objektivin e tij

Futboll

Ranieri e përfundon me fitore aventurën e tij tek Sampdoria, arriti objektivin e tij

Më: 22 maj 2021 Në ora: 23:41
Ranieri e përfundon me fitore aventurën e tij tek Sampdoria, arriti objektivin e tij

Claudio Raniero nuk do të jetë më trajner i Sampdorias.

Ranieri duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Parman, konfirmoi se nuk do të qëndrojë edhe vitin e ardhshëm tek Sampdoria.

Tekniku italian konfirmoi se do të largohet pasi nuk ekzistojnë disa kushte në klub në mënyrë që ai të vazhdojë më tutje.

“Unë dua t’i jap fund telenovelës për kontratën time, nuk do të qëndroj edhe vitin e ardhshëm, prandaj falënderoj të gjithë, presidentin, lojtarët, të gjithë stafin”, tha Ranieri.

“Ajo çfarë u kam thënë lojtarëve është se objektivi është të arrijmë 52 pikë, duam fitore ndaj Parmas edhe pse ata po luajnë futboll të mirë pavarësisht rënies nga liga”, përfundoi Claudio Ranieri.

69 vjeçari deklaroi se objektivi i tij është që Sampdoria të arrijë të marrë 52 pikë në fund të kampionatit, dhe në fakt ai këtë e arriti me fitoren ndaj Parmas.

Quagliarella shënoi gol në min 20’ i ndjekur nga Colley 44’ dhe Gabbiadini 64’.

Ranieri e lë skuadrën me objektivin e përmbushur dhe me kokën lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat