Nuk pyesin për koronavirusin

Futboll

Nuk pyesin për koronavirusin

Më: 23 maj 2021 Në ora: 13:51
Nuk pyesin për koronavirusin

Mijëra tifozë të Milanit kanë qenë prezent sot në qendrën stërvitore në “Milanello” për të karikuar skuadrën përpara nisjes për në Bergamo, ku sonte në mbrëmje në orën 20:45, skuadra kuqezi do të ketë sfidën vendimtare ndaj Atalantës në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Aty do të vendoset dhe fati i skuadrës nga Milano nëse do të hyjë në grupet e Champions-it sezonin e ardhshëm ose jo.

Në pamje të parë tifozët e Milanit duken mjaft optimistë se skuadra mund t’ia dalë mbanë për të prerë një biletë për në fazën e grupeve të Champions-it sezonin pasardhës.

Siç shihet dhe nga pamjet tifozët e Milanit nuk kanë asnjë masë paraprake të protokollit antiCOVID-19 siç janë dy gjërat më elementare si distancomi social apo edhe mbajtja e maskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat