Fehmi Hyseni - futbollist i Gjeneratës së Republikës, kujton peripecitë e viteve të 90-ta 

Futboll

Fehmi Hyseni - futbollist i Gjeneratës së Republikës, kujton peripecitë e viteve të 90-ta 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2021 Në ora: 14:18
Fehmi Hyseni - futbollist i Gjeneratës së Republikës, kujton peripecitë e viteve të 90-ta 

Sportistët nuk kursyen asgjë për të mbajtur gjallë sportin në vitet më të vështira, 1991-1999.

Ishin vitet e tmerrit, vitet që përjetuan torturat më çnjerëzore nga regjimi serb.

Fehmi Hyseni i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë prej mbrojtësve më të mirë që ka pasur Kosova.

Ferizajasi u detyrua të ikë në vitet e 90-ta (1991) për shtetet e perëndimit, sepse i vjen thirrja për të shkuar në shërbimin ushtarak ish jugosllav. 

Atëkohë ishte pjesë e KF Prishtinës, që garonte në ligën e dytë federative të ish RFSJ-së,  por Hyseni me ardhjen ftesës për ushtri, largohet menjëherë nga Kosova.

Ai kthehet pas disa viteve në Kosovë, pikërisht në pranverën e vitit 1997 i bashkohet skuadrës së futbollit Unitedi nga Sadovina e Jerlive, e cila atëkohë garonte në Ligën Unike të Kosovës. 

Hyseni tregoi lojëra të mira dhe dha kontribut të madh, në anën tjetër vazhdimisht ishte i rrezikuar nga milicia serbe.

Ai në shumë raste u detyrua t’i shmangej punktit të milicë serbe në Gërlicë të Ferizajt, duke u futur nëpër male për të arritur në Sadovinë.

Ai tha se të gjithë sportistët ishin të rrezikuar dhe askush nuk e dinte se si do të zbardhej dita e nesërme.

Hyseni është krenar që sado kudo dha kontribut në gjeneratën e sakrificës.

Ai në vitet e pasluftës rikthehet në KF Ferizaj, duke luajtur edhe për disa vite. Ish mbrojtësi ndihet krenar që në vitet e 90-ta, një armatë sportistësh iu kundërvunë fuqishëm pushtuesit serb dhe e mbajtën gjallë sportin në fusha dhe salla të improvizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat