Tifozët e Skënderbeut bëjnë batutë me delegatin

Futboll

Tifozët e Skënderbeut bëjnë batutë me delegatin

Më: 23 maj 2021 Në ora: 18:29
Tifozët e Skënderbeut bëjnë batutë me delegatin

“Panorama Sport” sjell momentet që nuk u panë në TV të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Kukësit:

* Një ndeshje e konsideruar finale në Korçë ka sjellë interesim të jashtëzakonshëm edhe në tribunën VIP. Pas shumë kohësh, Ardjan Takaj shfaqet në krah të Arlind Boshkut, i cili kishte munguar gjatë.

* Ndryshe nga takimet e tjera, miqtë kanë qenë më të paktë në numër.

* Nuk munguan tifozët dhe mbështetësit e Skënderbeut as në këtë ndeshje që ishte vendimtare për sezonin. Sërish të vendosur në tribunë, këtë herë veç mbështetjes me këngë, tifozët korçarë kanë thumbuar me batuta edhe delegatin dhe vëzhguesin e ndeshjes. “O Tit Maçi, hajde na bëj ndonjë foto”, ishin batutat e tifozëve duke iu referuar ndeshjeve të fundit që kanë pasur të tilla problematika në Korçë.

* Në fund të takimit, gjithçka ka ngrirë për një moment, teksa çdokush kërkonte lajmin nga ndeshja mes Kastriotit dhe Bylisit. Kur është mësuar se përfundoi gjithçka 1-1, festa ka qenë legjitime për Skënderbeun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat