Edicioni 2020/21 në Serie A i kishte të gjitha – por kush siguroi Ligën e Kampionëve, atë të Evropës, kush mbijetoi e kush ra nga liga

Futboll

Edicioni 2020/21 në Serie A i kishte të gjitha – por kush siguroi Ligën e Kampionëve, atë të Evropës, kush mbijetoi e kush ra nga liga

Më: 24 maj 2021 Në ora: 00:46
Foto ilustrim

Ka përfunduar edicioni 2020/2021 në Serie A, me disa nga skuadrat që nuk i realizuan pritshmëritë e tyre.

Pas më shumë se dhjetë vitesh, Interi arriti të rikthente Scudetton në Giuseppe Meazza dhe duke i dhënë fund dominimit nëntëvjeçar të Juventusit në ligë.

Nerazzurët u shpallën kampion disa xhiro më herët, derisa këtë sezon e mbyllën në kuotën e 91 pikëve.

Kampioni dimëror, Milani arriti me mjaft mund që të zinte vendin e dytë dhe të rikthehej në Ligën e Kampionëve, me 79 pikë të arkëtuara.

Një vend në garën më të madhe për klube e siguroi edhe Atalanta, që përfundoi në vendin e tretë me 78 pikë.

Kaq pikë kishte edhe Juventusit, që po ashtu u plasua në Ligën e Kampionëve, e që ishte paksa e vështirë për ish-kampionin.

Napoli nuk ia doli të futej në top katër në javën e fundit, derisa mbeti në vendin e pestë me 77 pikë.

Në Ligën e Evropës do të luajë edhe Lazio me 68 pikë, derisa në kualifikimet e garës do të shkojë Roma që arkëtoi 62 pikë nga vendi i shtatë.

Rivalë të ashpër u treguan edhe Sassuolo, Samdoria, Verona, Genoa, Bologna, Fiorentina, Udinese, Spezia, Cagliari dhe Torino.

Në Serie B, ranë klubet si, Benevento, Crotone dhe Parma, pasi nuk ia dolën të qëndronin në elitën e futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat