Arb Manaj ftohet nga Challandes për ndeshjet e qershorit

Futboll

Arb Manaj ftohet nga Challandes për ndeshjet e qershorit

Më: 24 maj 2021 Në ora: 17:11
Arb Manaj

Kombëtarja e Kosovës do të luajë disa ndeshje miqësore në muajin qershor.

Fillimisht më 1 qershor, Kosova do të përballet me San Marinon në “Fadil Vokrri”, e më pas do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me Maltën (më 4 qershor), derisa më pas do të udhëtojnë në Antalia, ku do të zhvillojnë miqësoret me Guinenë dhe Gambinë, më 8 përkatësisht 11 qershor.

Në këto ballafaqime FFK ka bërë të ditur që do të ftohen lojtarë të ri.

Burimet mësojnë që në këto ballafaqime do të ftohet ylli, Arb Manaj.

Manaj në Ligën e Parë të Turqisë ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 3 asistime në sezonin 2020/21.

Aktualisht, Manaj luan tek skuadra e Balıkesirspor në Ligën e Parë në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat