Starova: Jam si i ofenduar

Futboll

Starova: Jam si i ofenduar

Më: 25 maj 2021 Në ora: 11:44
Starova: Jam si i ofenduar

Deklarata e Koço Kokëdhimës, presidentit të Apolonisë se nuk do të tolerohej asgjë ndaj Teutës, ka sjellë reagimin e drejtorit teknik të skuadrës durrsakë, Sulejman Starova. Ky i fundit ka theksuar se ndjehet i fyer nga këto deklarata, pasi ato aludojnë se ekipi durrsak kërkon ndere. Në “Skaner” ai e cilësoi të pakuptimtë një deklaratë të tillë, ndërsa shton se me mënyrën se si po veprojnë shkodranët, duket sikur ata e kanë të sigurt një fitore me Laçin.

“Jam pak si i ofenduar. Është normale që të gjithë tifozët e Vllaznisë t’i dërgojnë mesazhe Kokëdhimës, por nuk është e drejtë që Kokëdhima të dalë dhe të flasë këtu për ato. Teuta nuk ka pritur asnjëherë favore. Teuta është në ekuilibër total me Vllazninë.

Nuk do dëgjojmë sesi betohet presidenti i Apolonisë. Nuk lejohet që ne që jemi drejtues, të flasim për këto fjalë, tolerime dhe trukime. Ndihem si i ofenduar, duke u pretenduar se Apolonia do na e lërë ndeshjen ne.

Nuk del asnjë president në botë kështu si Kokëdhima.

Te Vllaznia po e bëjnë sikur e kanë të sigurt fitoren me Laçin dhe po thonë tani që Apolonia të luajë ndershëm. Eksperienca jonë bën që ne ta vlerësojmë ndeshjen me Apoloninë si një finale Championsi. Frika është për mbivlerësim dhe jo për nënvlerësim. Të shpresojmë që të fitojë më i miri. Ne jemi në një kampionat që është në ekuilibër”, u shpreh Starova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat