Nderim Nexhipi drejt largimit

Futboll

Nderim Nexhipi drejt largimit

Më: 25 maj 2021 Në ora: 11:55
Nderim Nexhipi drejt largimit

Kukësi mbeti pa Europë këtë sezon dhe së fundmi, klubi është përballur me protesta masive të lojtarëve për mos pagesën në kohë.

Dje ishte hera e dytë në pak ditë që futbollistët kanë bojkotuar stërvitjen në shenjë revolte, duke qenë unanimë në vendimin e tyre për të mos zbritur në fushë.

Kjo situatë e nderë e krijuar, por edhe raportet thuajse të ftohura tërësisht me presidentin Gjici kanë bërë që edhe drejtori Nderim Nexhipi të jetë drejt divorcit me skuadrën verilindore.

Gjasat janë që në përfundim të këtij sezoni, edhe me ndeshjen e fundit, drejtori dhe klubi të ndahen mes tyre për të mos e vazhduar më tej bashkëpunimin. Nexhipi është drejtori me jetëgjatë në skuadrën verilindore, për vetë raportet bashkëpunuese që ka pasur si me presidentin ashtu edhe të gjithë trajnerët e njëpasnjëshëm që kanë drejtuar ekipin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat