Transferimi i Agueros te Barcelona, reagon Luis Suarez

Futboll

Transferimi i Agueros te Barcelona, reagon Luis Suarez

Më: 25 maj 2021 Në ora: 15:40
Luis Suarez dhe Sergio Aguero

Luis Suarez i ka dhënë miratimin e tij lëvizjes së Barcelonës për Sergio Agueron ndërsa ai ka nxitur Lionel Messin i cili e përfundon kontratës e tij këtë verë që të mbetet në “Camp Nou”.

Shënuesi i Manchester Cityt ka vendosur të largohet nga “Etihad Stadium” kur skadon kontrata e tij. Aguero kishte shumë zgjedhje para vetes dhe ishte i lidhur me Chelsean dhe Paris Saint-Germain, por skuadra e tij e re do të jetë Barcelona.

Nënshkrimi me një sulmues 32-vjeçar është një ndryshim interesant i planeve nga Barcelona duke pasur parasysh që ata e kishin larguar Suarezin i cili është vetëm një vit më i vjetër dhe e detyruan atë të largohej nga klubi verën e kaluar.

Por uruguaiani thotë nuk ka ndjenja të këqija në lidhje me kalimin e Agueros në Barça dhe beson se argjentinasi është një lojtar i shkëlqyeshëm që do të përfitojë nga klubi.

I pyetur në lidhje me lëvizjen e Agueros, Suarez tha për “El Partidazo de COPE”

‘Tani ka një bord të ri drejtorësh, njerëz të tjerë dhe ata janë në kërkim të një lojtari cilësor. Padyshim që ai ka marrëdhënie me Leon, por ju nuk mund të argumentoni se çfarë lojtari cilësor është dhe çfarë mund t’i japë Barcelonës. Unë e mbështes vendimin plotësisht.”, u shpreh Suarez.

Është ende e paqartë nëse Aguero patjetër do të luajë së bashku me Messin sezonin e ardhshëm, me legjendën e Barcës që ende nuk ka nënshkruar një zgjatje të kontratës derisa marrëveshj aktuale skadon në fund të muajit të ardhshëm, por Suarez shpreson që ai të mbetet në “Camp Nou”.

Në lidhje me këtë çështje, Suarez tha:

“Si mik dhe tifoz do të isha i lumtur, do ta doja dhe do të rekomandoja që ai të vazhdonte te Barcelona. A më ka thënë ai nëse po qëndron? Jo akoma. ’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat