Dy portier titullarë në Superiore grumbullim në Kombëtare

Futboll

Dy portier titullarë në Superiore grumbullim në Kombëtare

Më: 25 maj 2021 Në ora: 18:02
Dy portier titullarë në Superiore grumbullim në Kombëtare

Portieri i Tiranës, Visar Bekaj është ftuar nga Kosova, për ndeshjet e muajit qershor.

Trajneri Bernard Shaland e ka vendosur në listën e lojtarëve të ftuar për dy miqësoret që Kosova do të luajë, fillimisht me San Marinon më 1 qershor, me Maltën më 4 qershor, Guinenë më 8 qershor dhe me Gambian më 11 qershor.

Ndërkohë që trajneri Edi Reja ka bërë edhe surpriza me sa duket në listën kuqezi.

Alen Sherri është një nga risitë e listës së kombëtares shqiptare për dy miqësoret e muajit qershor, kundër Çekisë dhe Uellsit.

Me sa duket, dy gardianët që luajnë në ekipe të sipërme të elitës kanë spikatur këtë sezon dhe janë bërë pjesë të listave të ekipeve përfaqësuese, ndërsa në Superiore ka edhe gardianë të tjerë cilësorë, mes tyre edhe Frashëri apo Harizaj...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat