Sneijder: Ja çfarë i duhet Mourinhos për të fituar

Futboll

Sneijder: Ja çfarë i duhet Mourinhos për të fituar

Më: 25 maj 2021 Në ora: 18:47
Sneijder: Ja çfarë i duhet Mourinhos për të fituar

Wesley Sneijder ka dhënë një intervistë për Daily Mail dhe ka folur për vendimin e Roma-s për të marrë Jose Mourinho-n.

“Është një përforcim i madh për të gjithë futbollin italian. Megjithatë, Roma nuk ka një skuadër për titull”, ka thënë ish-ylli i Inter-it.

“Duhet parë se çfarë do të bëjë klubi në merkato dhe çfarë futbollistësh do të marrë. Duhet të marrë të paktën dy lojtarë të fortë”, ka shtuar holandezi.

“Nuk e di sa mund të shpenzojnë, por jam i sigurt se Mou do të japë një kontribut thelbësor. Askush nuk mund të fitojë vetëm, as Mourinho”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat