Largimi i tij në kopertinë duket mjaft i përzemërt

Futboll

Largimi i tij në kopertinë duket mjaft i përzemërt

Më: 26 maj 2021 Në ora: 11:12
Largimi i tij në kopertinë duket mjaft i përzemërt

Sergio Aguero do të largohet nga Manchester City pas një dekade në klub, ku u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit me 260 gola dhe legjendë e klubit, ende pa u larguar.

Largimi i tij në kopertinë duket mjaft i përzemërt, por nga ajo që bëhet me dije, Sergio Aguero largohet i mërzitur dhe i zhgënjyer nga klubi, që u bë shtëpia e tij për shumë vite.

“The Athletic” raporton se sulmuesi ka dashur të qëndrojë dhe ka pritur një ofertë rinovimi nga klubi, por ajo nuk ka ardhur dhe për këtë Aguero fajëson trajnerin Pep Gaurdiola, si njeriu që ka vendosur për të.

Trajneri dhe sulmuesi nuk flasin me njëri-tjetrin që nga muaji mars dhe gjithçka u sheshua në ndeshjen e fundit me përqafime mes të dyve, teksa Guardiola u prek kur fliste për “Sky Sport” për mediet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat