Ja kush i gjykon ndeshjet për titullin kampion

Futboll

Ja kush i gjykon ndeshjet për titullin kampion

Më: 26 maj 2021 Në ora: 13:46
Ja kush i gjykon ndeshjet për titullin kampion

“Panorama Sport” zbulon arbitrat e pesë ndeshjeve të fundit në Kategorinë Superiore që do të luhen sot në orën 17:00.

Gjyqtari i FIFA-s, Eldorian Hamiti, do të vendosë drejtësi në Teuta-Apolonia. Kridens Meta do të jetë në Shkodër, atje ku Vllaznia pret Laçin, ndërsa Kreshnik Cjapi gjykon Bylisi-Partizani.

Në “Air Albania” luhet Kukësi-Kastrioti dhe FSHF ka caktuar arbitrin nga Shkodra, Indrit Myrtja.

Ndërsa në “Selman Stërmasi”, në Tirana-Skënderbeu, kryesor do të jetë Mario Shabanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat