Levy po synon të rikthejë

Futboll

Levy po synon të rikthejë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 17:57
Levy po synon të rikthejë

Harry Kane nuk e ka fshehur dëshirën për t’u larguar nga Tottenham. Kapiteni ka ambicie, do të fitojë trofe dhe një gjë e tillë është e vështirë të ndodhë tek ekipi londinez, pavarësisht se skuadra është e fortë.

Presidenti Daniel Levy kërkon 100 milion paund për të lënë të lirë 27-vjeçarin, shumë që askush nuk ka ndërmend ta paguajë askush. The Sun zbulon edhe skenarin që po tenton të realizojë kreu i Tottenham.

Levy po synon të rikthejë si trajner Mauricio Pochettinon, teknikun e PSG-së, i cili ka drejtuar Spurs në vitet 2014-2019. Ekipi francez mbylli sezonin vetëm me një trofe, Kupën e Francës, dhe sezoni quhet i dështuar.

Shkarkimi i Pochettinos nuk përjashtohet në fund të sezonit, me Levy që do e mirëpriste te Tottenham, rikthim që mund të sjellë edhe qëndrimin e sigurt të Harry Kane, i cili ka një lidhje të madhe me ish-trajnerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat