Solskjaer e quan dështim sezonin e Man Utd

Futboll

Solskjaer e quan dështim sezonin e Man Utd

Më: 27 maj 2021 Në ora: 09:08
Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer ka komentuar dështimin e Manchester United në finalen e Ligës së Evropës ndaj Villarreal.

Menaxheri i “Djajve të Kuq” ka thënë për BT Sport se ky sezon nuk është aspak i suksesshëm për Manchester United.

“Ishte shumë qetë në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, një dhomë e mbushur me zhgënjim. Ky është futbolli”, ka thënë Solskjaer.

Menaxheri tutje vazhdoi duke thënë se kanë arritur deri në finale mirë, por nuk do ta shijojnë këtë fitore/ vazhdoi:” Do ta shijojmë këtë ndjenjë dhe do të sigurohemi që të mos e ndjejmë më”.

“Jemi të zhgënjyer shumë, por ramë shpejt kur kishte më së shumti rëndësi. Villarreal bëri çmos për të fituar Ligën e Evropës”, tha Solskjaer.

Villarreal fituan për herë të parë një trofe të Ligës së Evropës në histori të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat