Buffon nuk ka ndërmend të ndalet as në moshën 43-vjeçare

Futboll

Buffon nuk ka ndërmend të ndalet as në moshën 43-vjeçare

Më: 27 maj 2021 Në ora: 17:01
Buffon nuk ka ndërmend të ndalet as në moshën 43-vjeçare

Gigi Buffon nuk ka ndërmend të ndalet as në moshën 43-vjeçare.

Pasi njoftoi se ky do të ishte sezoni i fundit me Juventusin, gardiani është në pritje të ofertave për të zgjedhur një tjetër aventurë. Së fundmi, agjenti i legjendës së portës, Silvano Martina i ka shkelur syrin portugezëve të Benfikës, duke i konsideruar si një klub interesant, shkruan Vipsport.

“Sigurisht që Benfika mund të na interesojë ne, ata janë një klub shumë interesant. Por, unë nuk kam pasur kontakte direkte, por as me ndërmjetësues të ndryshëm”, u shpreh Martini.

Mbetet për t’u parë tashmë nëse këto fjalë do të frymëzojnë Benfikën të bëjë lëvizje konkrete për Bufon, i cili me siguri do të ishte një prestigj për kampionatin portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat