Presidenti i La Ligas: UEFA mund t’i përjashtojë Juven, Barçën dhe Realin nga Liga e Kampionëve

Futboll

Presidenti i La Ligas: UEFA mund t’i përjashtojë Juven, Barçën dhe Realin nga Liga e Kampionëve

Më: 27 maj 2021 Në ora: 22:49
Javier Tebas

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka bërë një deklaratë interesante.

Tebas ka deklaruar se askush në Evropë nuk është i pa prekshëm, duke marrë shembull Milanin dhe Manchester United që qëndruan disa vite jashtë Ligës së Kampionëve.

“Liga e Kampionëve mund të funskionojë pa Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin, askush nuk është i pazëvendësueshëm”, tha ai.

“Superliga nuk ka vdekur, tre presidentët mendojnë që janë shpëtimtarë të futbollit dhe ne të tjerët jemi idiotë”, shtoi ai.

“Realisht të treve iu nevoitet një zgjim nga gjumi dhe të rikthehen në realitet, sepse qëllimi i tyre është që lojtarët e pasur te kenë një Ferrari më shumë në garazh”, tha Tebas.

“Superliga qëndron kundër vlerave të futbollit, kundër meritokracisë dhe paraqet rrezik për futbollin në përgjithësi, është një atentat kundër bazës së sportit”, përfundoi Javier Tebas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat