Sipas lajmeve, Allegri ka nënshkruar kontratën në shtëpinë e Andrea Agnellit

Futboll

Sipas lajmeve, Allegri ka nënshkruar kontratën në shtëpinë e Andrea Agnellit

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:01
Sipas lajmeve, Allegri ka nënshkruar kontratën në shtëpinë e Andrea Agnellit

Massimiliano Allegri ka nënshkruar kontratën me Juventusin.

Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti dhe gazetës “Corriere dello Sport”, tekniku italian tashmë ka nënshkruar kontratën e tij me Juventusin

Sipas lajmeve, Allegri ka nënshkruar kontratën në shtëpinë e Andrea Agnellit dhe zyrtarizimi i tij do të bëhet pas konfirmimit të shkarkimit të Andrea Pirlos.

53 vjeçari ka firmosur kontratë katër vjeçare me “Bianconerët”, e cila kap shifrën e nëntë milionë eurosh në sezon.

Allegri u largua nga Juventusi në vitin 2019, më parë ai qëndroi pesë vite me “Bianconerët” ku fitoi pesë Serie A dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat