Selektori i Kosovës: Ka konkurrencë të madhe, duhet t’i zgjedhim më të mirët

Futboll

Selektori i Kosovës: Ka konkurrencë të madhe, duhet t’i zgjedhim më të mirët

Më: 28 maj 2021 Në ora: 12:22
Selektori i Kosovës: Ka konkurrencë të madhe, duhet t’i zgjedhim më të mirët

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në konferencë për media para miqësoreve me San Marinon dhe Maltën.

Challandes ka thënë se në këto miqësore, do të kenë mundësinë të luajë  më shumë të rinjtë.

Ai shpreson që ata të tregojnë veten, për të zënë vend në Kombëtare, teksa ka ftuar 23 futbollistë.

“Nga kjo listë do të jetë mundësi e lojtarëve të rinj për ta treguar veten. Këto dy takime do të jenë mundësi e mirë që ta shohim se sa mund të llogarisim në ta”, u shpreh ai.

“Ka konkurrencë të madhe, duhet t’i zgjedhim më të mirët”.

“Dardanët” do të nisin sonte përgatitjet në “Fadil Vokrri” para miqësores së 1 qershorit me San Marinon.

Pastaj, ata do të  marrin rrugën drejt Austrisë, ku më 4 qershor do të luajnë miqësoren tjetër me Maltën në Klagenfurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat