Challandes i zemëruar, komenton vendimin e Zeqirit që nuk iu bashkua Kosovës

Futboll

Challandes i zemëruar, komenton vendimin e Zeqirit që nuk iu bashkua Kosovës

Më: 28 maj 2021 Në ora: 13:43
Challandes komenton vendimin e Zeqirit që nuk iu bashkua Kosovës

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është pyetur edhe mbi vendimin e Andi Zeqiri për të luajtur me Zvicrën.

“Andi Zeqiri? Për mua, është e qartë. Kemi biseduar shumë me Andin dhe familjen e tij dhe agjentin e tij. Një lojtar i cili ka dy pasaporta duhet të vendosë vetë. Ai tani ka pranuar një ftesë nga Zvicra dhe ata do të luajnë në Kampionatin Evropian.

Një lojtar mund të vendosë të luajë për vendin e tij, por për mua është më mirë që ai të zgjedhë futbollin”.

“Jam i zemëruar për këtë gjë sigurisht. Vendimi i tij nuk është final, akoma mbetet për t’u vendosur. Albian Ajeti kishte vendosur të luante për Zvicrën dikur, por tani luan për Shqipërinë. Ju jeni vetëm përpara portierit, ju goditni në portë ose asistoni te një lojtar”.

Kosova do të luajë ndeshjen e parë miqësore ndaj San Marinos më 1 qershor dhe më pas ndaj Maltës më 4 qershor..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat