Çekiçi: Në momentin që më jepet besimi në fushë do të…

Futboll

Çekiçi: Në momentin që më jepet besimi në fushë do të…

Më: 28 maj 2021 Në ora: 14:25
Çekiçi: Në momentin që më jepet besimi në fushë do të…

Në prag të sfidave të Kombëtares shqiptare ndaj Uellsit dhe Çekisë në 5 dhe 8 qershor, në konferencën për shtyp u shfaqën Bekim Balaj dhe Endri Çekiçi që folën dhe analizuar këto dy sfida, por edhe ecurinë e Kombëtares për më tej:

Çekiçi – “Lojtarët e Uellsit dhe Çekisë janë në një nivel me Poloninë dhe Hungarinë, duhet të shohim se çfarë duhet të përmirësojmë. Ne nuk i nënvlerësojmë edhe ekipet që fituam, nuk mund të nënvlerësojmë asnjë skuadër.

Edhe kur kam folur me trajnerin, më ka treguar pozicionin dhe tani duhet ta shpërblej në fushën e lojës. Eksperienca në kampionatin turk më kaq ndihmuar shumë të rritem.

Në momentin që më jepet mundësia do të jap më të mirën për të bindur trajnerin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat