Firmos me Juven

Futboll

Firmos me Juven

Më: 28 maj 2021 Në ora: 15:32
Firmos me Juven

Nuk ka më dyshime, Maks Alegri është zyrtarizuar si trajner i ardhshëm i skuadrës së Juventusit.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi bardhezi e cila në rrjetet sociale shkroi “Mirë se u ktheve Maks”.

Alegri ka firmosur një marrëveshje 5 vjeçare si teknik i Juventusit, ku do të fitojë 9 milionë euro në sezon plus bonuse.

Për 53 vjeçarin ky është një rikthim tek “Zonja e Vjetër”, pasi më herët e ka drejtuar klubin bardhezi në vitet 2014-2019 duke fituar dhe 11 tituj.

DEKLARATA E JUVENTUSIT

MIRC SE VJEN,  MAKS!
Masimiliano Alegri është përsëri trajneri i Juventusit.

 Alegri gjen një stol që e njeh shumë mirë, një klub që e do dhe anasjelltas, për të filluar një udhëtim të ri së bashku sot, drejt qëllimeve të reja.

Sukseset e arritura në aventurën e tij të parë në Juventus janë gdhendur në historinë e klubit: pesë tituj kampion, katër Kupa Italie, dy Super Kupa, dy finale të Ligës së Kampionëve në tre sezone, bëma epike në Itali dhe Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat