Romeo Agresti sqaron të ardhmen e Moratas

Futboll

Romeo Agresti sqaron të ardhmen e Moratas

Më: 28 maj 2021 Në ora: 15:32
Alvaro Morata

Gazetari i afërt me klubin, Romeo Agresit, ka sqaruar të ardhmen e sulmuesit Alvaro Morata.

Ditët e fundit është dikutuar shumë e ardhmja e spanjollit, në qoftë se do të vazhdojë me klubin e Juventusit apo jo.

Agresti ka konfirmuar se Atletico Madrid është duke pritur një përgjigje nga Juventus mbi të ardhmen e lojtarit.

Me inkuadrimin e Allegrit në klub, raportohet se Morata mund të largohet në formë huazimi.

“Një diskutim mes klubeve do të ndodhë ditët e ardhshme”, ka shkruar në rrjetin e tij social gazetari Agresti.

Bianconeri gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar rikthimin e Max Allegrit në klub, ku janë shprehur të gatshëm për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat