Seferi te Tirana edhe tre sezone

Futboll

Seferi te Tirana edhe tre sezone

Më: 28 maj 2021 Në ora: 16:44
Seferi te Tirana edhe tre sezone

Taulant Seferi do të vijojë bashkëpunimin me Tiranën edhe për tre sezonet e ardhshme. Lajmin e ka dhënë klubi kryeqytetas dhe vetë sulmuesi i Kombëtares Shqiptare në rrjetet sociale, ku njofton se ka arritur marrëveshjen për një kontratë 3-vjeçare me bardheblutë.

“Mbas një bashkëpunimi të mirë që patëm me KF Tiranën për këto 6 muaj huazim dhe pas një bisede të gjatë me drejtuesit e Klubit, vendosëm që të jem pjesë e KF Tiranës për 3 sezonet në vazhdim. Dua ta theksoj se do të jem Falënderues për tanë Jetën Ekipit të BSC Young Boys ku do ngelet Shtëpia ime e dytë”, shkruan Seferi, shkruan supersport.

Sulmuesi 25-vjeçar erdhi te Tiranan në muajin janar, në formë huazimi nga zviceranët e Young Boys, ndërsa pas negociatave të shumta, është arritur marrëveshja për të qenë pjesë e bardhebluve edhe për tre sezonet e ardhshme.

Detajet e ransferimit final të Seferit te Tirana nuk bëhen të ditura, por vlen të theksohet se sulmuesi tashmë do të jetë një nga pikat kryesore ku do të bazohen bardheblutë për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Aktualisht taulant Seferi është nën urdhrat e trajnerit Edi Reja, në grumbullimin e kombëtares shqiptare në kuadër të dy miqësoreve ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke, ndërsa më pas do të nisë pushimet i qetë, pasi e ka sistemuar të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat