Tirana synon që të shesë dy xhevahirët e akademisë

Futboll

Tirana synon që të shesë dy xhevahirët e akademisë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 20:27
Tirana synon që të shesë dy xhevahirët e akademisë

Tirana është një klub që në saj të akademisë dhe nxjerrjes së talenteve mund të përfitojë shuma të mëdha.

Bardheblutë shitën Ernest Muçin, një nga talentet më të spikatur në vitet e fundit në skuadrën 25 herë kampione. Nga shitja e sulmuesit u arkëtuan goxha para dhe që vlejnë shumë edhe për mirëadministrimin e skuadrës.

Por, këtë verë, Tirana synon që të shesë edhe dy nga xhevahirët e saj, Marsel Ismajlgecin si dhe Jurgen Çelhakën, dy lojtarët që nuk janë më shumë se 20-21-vjeçarë dhe që premtojnë shumë. Madje kanë 3-4 sezone që luajnë edhe si titullarë në radhët e skuadrës “mëmë”, shkruan vipsport.

Sigurisht që nga shitja e tyre, klubi bardheblu do të përfitonte jo pak, ndërsa kjo rrugë duket se do të ndiqen nga skuadra kryeqytetase për shitjen e lojtarëve që janë produkt të akademisë së 25 herë kampionëve.

Jo më kot po u jepet hapësira në ndeshjet e kampionatit apo dhe në Kupë në vitet e fundit, pasi janë lojtarë që premtojnë shumë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat