Trepça ’89 me akuza të rënda: Paturpësia e strukturave te FFK-së shkeli mbi...

Futboll

Trepça ’89 me akuza të rënda: Paturpësia e strukturave te FFK-së shkeli mbi...

Nga: K.G. Më: 28 maj 2021 Në ora: 21:46
Trepça ’89 me akuza të rënda: Paturpësia e strukturave te FFK-së shkeli mbi...

Trepça ’89 nga Mitrovica bie nga elita e futbollit të Kosovës. Mitrovicasit janë të revoltuar shumë në Federatën e Futbollit të Kosovës. ’89-shi nuk pajtohet por mendojnë se ky ishte një skenar i përgatitur. 

“Paturpësia e strukturave te FFK-së shkeli mbi djersën e lojtarëve te Trepçës ‘89! 

Sot sikur edhe disa herë më parë ishim të dëmtuar në dy situata, minuta e 20-të në situatë të volitshme për gol, ngritët flamuri për situatë jashtë loje! 

Image

Shkrimi i Trepçës '89 në facebookun e tyre

Xhirimet tregojnë se nuk ishte ofsajd! 

Dhe në situatën e dytë kah fundi i lojës ishte ndërhyrje për penallti e cila nuk u akordua! Xhirimi si provë tregon të kundërtën! 

Arbitrit me stemë të FIFA-së duhet t’i vijë turp por ai ka ardhur me direktiva nga kreu i FFK-së e çka presim më mirë kur kreu i FFK-së është i akuzuar për haraqe! 

Kjo është Kosova jonë!
Me keqardhje por krejt ky kampionat është i kurdisur!

Kjo nuk ka ndodhë pa dijeninë e FFK-së, meqë nuk kemi ku të ankohemi në vendin tonë atëherë na mbetet të ankohemi në organet e UEFA-së për parregullsinë e kampionatit si dhe lidhjen e koalicioneve jo parimore në dëm të futbollit kosovarë të cilin me mund të madh e kemi ngritur aty ku është sot”, reagon ashpër KF Trepça ’89 në profllin e tyre në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat