Benzema dhe Mbappe, fotoja që ka ndezur ëndrrat e tifozëve

Futboll

Benzema dhe Mbappe, fotoja që ka ndezur ëndrrat e tifozëve

Më: 29 maj 2021 Në ora: 11:27
Benzema dhe Mbappe, fotoja që ka ndezur ëndrrat e tifozëve

Tifozët e Real Madridit po presin që klubi të nënshkruajë me Kylian Mbappen tash e sa vite dhe shumë njerëz besojnë se marrëveshja mund të arrihet këtë verë.

“Los Blancos” konfirmoi nënshkrimin e David Alabas gjatë ditës së sotme, por Mbappe është transferi që ata duan ta shohin më së shumti.

Me Benzeman si partner i Mbappes për Francën këtë verë në Kampionatin Evropian, përkrahësit e Real Madridit po shpresojnë të shohin këtë dyshe edhe në “Santiago Bernabeu”.

Sot, Benzema emocionoi tifozët në Spanjë me një postim në Instagram së bashku me Mbappen.

Mbappe së fundmi e lartësoi shumë Benzeman po ashtu. Për tani, partneriteti i tyre ekziston vetëm në Kombëtaren e Francës, por mund të bashkohen shumë shpejt në Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat