Olivera: Ibra i hidhte ata përtokë në stërvitje

Futboll

Olivera: Ibra i hidhte ata përtokë në stërvitje

Më: 29 maj 2021 Në ora: 11:34
Olivera: Ibra i hidhte ata përtokë në stërvitje

Ruben Olivera është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar periudhën e kaluar në radhët e Juventusit. Në një intervistë të dhënë për “Ilpostocipo.it“, 38-vjeçari rrëfen momente nga aventura e tij me “Zonjën e vjetër“.

Olivera e kujton Bufonin si një mur të pakalueshëm në portë dhe kur gardiani italian shprehej se nuk do të pësonte, atëherë ashtu do të ndodhte. Por një tjetër lojtar i madh me të cilin ka ndarë fushën është Ibrahimoviç, për të cilin thekson se kishte një mentalitet të fortë dhe një forcë fizike mbresëlënëse.

“Midis 2004 dhe 2006 në stërvitje ishte e pamundur që t’i shënoje Bufonnit. Nëse Xhixhi thoshte se nuk do të pësonte, kështu ishte vërtetë.

Në atë Juve kishte lojtarë të fortë që godisnin mire si Trezege, Del Piero dhe Ibrahimoviç. Bufoni do i mungojë shumë Juves. Xhixhi është një vlerë e shtuar. Në të ardhmen mendoj se ai duhet të kthehet në këtë klub sepse pasqyron gjithçka që është Juventus.

Ibra? Ai ishte mbresëlënës dhe shumë karizmatik, gjithmonë i disponueshëm për të gjithë. Ibra ishte shumë i ri dhe vraponte shumë.

Me Kapelon, nëse nuk vrapoje, nuk luaje. Ai ishte shumë i zënë dhe kishte një personalitet shumë të fortë. Forca e tij fizike ishte mbresëlënëse. Kishim lojtarë të fortë fizikisht si Juliano, Tudor, Turam, Kanavaro, Vieira dhe Emerson. Ibra i hidhte ata përtokë në stërvitje, ishte e pamundur të luftoje me të. Që në moshën 21-22 vjeç ai ishte një forcë e natyrës. Ato dy vjet në Juve ishin të rëndësishme për të”, ka thënë Ruben Olivera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat