Te Malaga janë të mërzitur

Futboll

Te Malaga janë të mërzitur

Më: 29 maj 2021 Në ora: 11:51
Te Malaga janë të mërzitur

Grumbullimi I Keidi Bares në radhët e përfaqësues shqiptare ka qenë padyshim një lajm i mirë për mesfushorin që është bërë një emër i rregullt te kuqezinjtë, por edhe për klubin e Espanjol që mendon se kështu rritet edhe më shumë vlera e futbollistit shqiptar. Por udhëtimi i tij drejt Shqipërisë për të nisur menjëherë grumbullimin me kuqezinjtë, siç ka kërkuar trajneri Reja, ka lënë të pakënaqur drejtuesit e ish-klubit të tij, Malagas.

Kur marrëveshja e transferimit të tij nga Malaga te Espanjol u finalizua, në kontratë u vendosën disa klauzola, për bonuse që klubi i Malagas do të përfitonte nga futbollisti kur të plotësoheshin disa kushte.

Kështu. ekziston një përqindje e vlerës të përfituar nga një shitje e mundshme e Bares, por edhe një klauzolë që parashikon një pagesë prej 200 mijë eurosh, që tashmë nuk do e përfitojnë për shkak të ftesës nga Edi Reja.

Klauzola parashikonte që kjo shumë të paguhej nëse plotësoheshin 2 kushte. I pari ishte ai i ngjitjes së Espanjol në La Liga dhe ky u plotësua. Por i dyti nuk plotësohet falë ftesës në kombëtare, për 21 minuta lojë. Sipas tij, Bare duhej të luante të paktën 45 minuta në gjysmën e ndeshjeve të sezonit në La Liga 2 dhe sipas përllogaritjeve, i mbeteshin edhe 21 minuta për të mbërritur totalin që parashikon klauzola. Espanjol la të lirë futbollistin t’u bashkohej kuqezinjve e kështu, ai do të mungojë në ndeshjen ndaj Alkordon, që është e fundit e këtij edicioni të rregullt në La Liga 2, ndaj bën të pavlefshme klauzolën në fjalë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat