Karriera e çmendur apo sikur nëpër filma e Isa Sadriut!

Futboll

Karriera e çmendur apo sikur nëpër filma e Isa Sadriut!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 maj 2021 Në ora: 14:18
Isa Sadriu

Në vitet e 80-ta, njihet si mbrojtësi më i mirë që e kishte Kosova. Flokë kaçurreli nga Vushtrria, që pati një karrierë pothuajse të çmendur si futbollist apo sikur nëpër filma!

Sot ka 57 vjet, por karriera e tij është interesante dhe ka luajtur për klubet e njohura!

Si i ri ka bërë karrierë të bujshme në klubin me renome Trepça nga Mitrovica, që garonte në ligën e dytë të ish Jugosllavisë (grupi i lindjes).
Sipas të dhënave, ai ka 111 ndeshje në fanellën e Trepçës (1981-1985).

Image

Në vitin 1986 shkon në Partizan të Beogradit, që më shumë njihet si klub i ushtrisë. Dhe pas pak kohe edhe legjenda Fadil Vokrri i bashkohet Partizanit dhe bëhen dy  shqiptarë në një klub - titullarë. 

Sadriu mbahet mend me numër tre në fanellë dhe për Partizanin ka luajtur 22 ndeshje, gjithnjë sipas shënimeve. 

Dashuria për Prishtinën e riktheu në Kosovë në vitin 1987.  Prishtina garonte në ligën e parë ish jugosllave dhe pas një viti bie nga liga.

Isa Sadriu mbetet në Prishtinë edhe në ligën e dytë ish jugosllave.

Image

Në verën e vitit 1991 shkatërrohet ish Jugosllavia dhe Isa Sadriu me Prishtinën i thonë jo një herë e përgjithmonë garave me klubet ish jugosllave dhe serbe. 

Sadriu me shokë luanin në Llukar, Dumnicë etj. 

Nga stadiumet moderne një yll futbolli sakrifikon gjithçka në fusha me pluhur e me baltë, në shërbim të futbollit dhe shtetit të Kosovës. 

Image

Sikur ta pyeste dikush Isa Sadriun në vitin 1986, se një ditë nga fushat përrallore e me rreth 40-50 mijë shikues, do të luante si profesionist në livadhe dhe fusha të improvizuara, kurrë nuk do ta besonte. Ai është krenar që sakrifikoi shumë dhe i la të gjitha të mirat për shtetin e Kosovës. Emra të mëdhenj sakrifikojnë për shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat