Lë spitalin

Futboll

Lë spitalin

Më: 30 maj 2021 Në ora: 16:58
Lë spitalin

Një nga episodet kundër Manchester Cityt në finalen e djeshme të Champions League ndaj Chelsear, ishte edhe dëmtimi i Kevin De Bruyne në pjesën e dytë.

Belgu pësoi një frakturë në hundë pasi u përplas fortë me mbrojtësin Rudiger dhe u detyrua të braktiste jo vetëm fushën, por edhe stadiumin pasi u shoqërua për në spital.

Ditën e sotme, fantazisti ka lënë spitalin ndërsa me anë të një reagimi në rrjetet sociale garanton se ekipi i tij do të rikthehet të luajë sërish një finale të madhe si Champions.

Sigurisht, këtë herë me shpresën se gjërat mund të shkojnë ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat