​Biseda Abramovich – Azpilicueta, këto ishin fjalët që kapiteni ia tha pronarit

Futboll

​Biseda Abramovich – Azpilicueta, këto ishin fjalët që kapiteni ia tha pronarit

Më: 31 maj 2021 Në ora: 12:02
Biseda Abramovich – Azpilicueta, këto ishin fjalët që kapiteni ia tha pronarit

Kapiteni i Chelsea, Cesar Azpilicueta ndau një moment prekës me pronarin e klubit Roman Abramovich pasi udhëhoqi ekipin drejt fitores së dytë të Ligës së Kampionëve të shtunën.

“Blutë” mposhtën Manchester Cityn me rezultat 1-0 në Porto falë golit vendimtar të realizuar nga Kai Havertz në fund të pjesë së parë.

Për kapitenin e klubit Cesar Azpilicueta ky ka qenë një udhëtim i gjatë i cili filloi pas triumfit të parë të Chelseat në këtë garë në vitin 2012, përcjellë KosovaPress.

Azpilicueta ndau një bisedë emocionuese me pronarin Abramovich pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit në atë ndeshje. Mbrojtësi i krahut u ofrua te pronari dhe i tha:

"Unë nuk e di se ku është trofeu, por unë do ta sjell atë tek ti sepse është e jotja."

Ata më pas u përqafuan dhe rusi vazhdoi duke shtrënguar duart me të gjithë skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat