Hauge: Jam i lumtur te Milan, do garojë për pozitën në formacionin bazë

Futboll

Hauge: Jam i lumtur te Milan, do garojë për pozitën në formacionin bazë

Më: 31 maj 2021 Në ora: 18:35
Jens Petter Hauge

Talenti Jens Petter Hauge dha një intervistë në Norvegji, ku diskutojë eksperiencën te Milan dhe të ardhmen.

Hauge është përdorur si zëvendësues në disa ndeshje, por në shumë ndeshje nuk ka luajtur fare, gjë që bën të këtë spekulime mbi të ardhmen e tij.

Norvegjezi deklaroi se do qëndrojë te Milan dhe të garojë për pozitën në formacionin bazë.

“Jam i gatshëm të rikthehem te Milan dhe të garojë për pozitën në formacionin bazë, por nëse klubi ka vëmendje tjetër, atëherë do vendosi çfarë të bëj. Së pari, dua të jem pjesë e skuadrës dhe të kontribuojë, jo vetëm në stërvitje”.

“Ishte një edicion i gjatë që ndodhën shumë gjëra dhe ka pasur shumë emocione. Për të menduar kam bërë hap të madh dhe jam jashtëzakonisht i lumtur me sezonin dhe zgjedhjen e bërë”.

Tutje, Hauge bëri të ditur se i ndihmon bashkëlojtari Zlatan Ibrahimovic.

“Është lojtar i pabesueshëm. Ai vendos standarte që nuk e mendoja se ishin të mundura. Ka kualitet në gjithçka që bën dhe na ndihmon të gjithë skuadrës”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Milan pas plotë shtatë viteve arriti ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat