Aguero: Unë dhe Messi do mundohemi të bëjmë më të mirën për Barcelonën

Futboll

Aguero: Unë dhe Messi do mundohemi të bëjmë më të mirën për Barcelonën

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 08:31
Sergio Aguero

Sergio Aguero është lojtari më i ri i Barcelonës.

Sergio Aguero e ka përfunduar transferimin e shumëpritur të tij në “Camp Nou”.

Argjentinasi erdhi si transferim i lirë nga Manchester City dhe ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2023.

Aguero u prezantua në “Camp Nou”, ku më pas nënshkroi kontratën në praninë e presidentit, Joan Laporta.

Ai deklaroi se po vjen në klubin më të mirë në botë dhe shpreson që sa më shpejtë të luajë me Messin.

“Shpresoj të luaj me Messin, por gjëja interesante për Leon është që ai merr vendime me klubin. Unë e njoh që nga ekipi Kombëtar dhe mendoj që do qëndrojë këtu dhe do të mundohemi bashkë që të bëjmë më të mirën për klubin”, tha ai.

“Në katër muajt e fundit u ndjeva mirë dhe gjuri im është në gjendje perfekte”, përfundoi Aguero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat