Asnjë skuadër nuk është tërhequr nga Superliga Evropiane

Futboll

Asnjë skuadër nuk është tërhequr nga Superliga Evropiane

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 11:18
Asnjë skuadër nuk është tërhequr nga Superliga Evropiane

Sipas “El Confidencial”, Superliga Evropiane nuk është projekt i vdekur siç ishte etiketuar më herët.

Madje, sipas artikullit, asnjëra nga klubet e Superligës nuk është larguar. Gazeta deklaron që dokumenti i nënshkruar me 17 prill i firmosur nga Juventusi, Milani, Interi, Man Utd, Arsenali, Çellsi, Totenhami, Man. Siti, Liverpuli, Reali, Barcelona dhe Atletiko, është ende valid.

Të gjitha klubet kanë aksione të njëjta në “European Superleague Company” e cila do ta menaxhojë ligën. Asnjëra nga këto skuadra nuk i ka shitur aksionet që iu përkasin në këtë kompani, në fakt ato i kanë mbajtur ato.

Marrëveshja me investitorin është ende valide dhe asnjëra nga klubet nuk e ka dërguar kontratën në gjyq. Kjo do të thotë që të gjitha klubet janë ende në projekt pavarësisht se po thuhet e kundërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat