Rrogë shtesë dhe premio e madhe

Futboll

Rrogë shtesë dhe premio e madhe

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 13:38
Rrogë shtesë dhe premio e madhe

Vllaznia ia doli që të sigurojë një trofe këtë sezon. Për këtë, lojtarët do të kenë një shpërblim. Në përfundim të finales së Kupës së Shqipërisë, për skuadrën kuqeblu drejtuesit kanë shpërndarë një premio prej 30 mijë dollarësh, sipas asaj që mëson “Panorama Sport”.

Një shpërblim i merituar për ekipin që riktheu një trofe në Shkodër pas 13 vitesh. Mbështetja e madhe që kjo skuadër ka marrë nga sportdashësit dhe mbështetësit e Vllaznisë është absolutisht shpërblimi më i madh i mundshëm që mund të kërkojë një futbollist.

Megjithatë, edhe klubi ka vendosur që të japë për ekipin premio prej 30 mijë dollarësh. Vetë klubi shkodran përfiton një shpërblim prej 50 milionë lekësh të vjetër nga FSHF-ja si fituese e Kupës.

Gjithashtu, lojtarët do të përfitojnë edhe një rrogë shpërblim në bazë të kontratave që kanë të parashikuar në rast fitimi të Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat