Mancini: Jemi konsideruar gjithnjë si një skuadër që mbrohet dhe sulmon në kundërsulm

Futboll

Mancini: Jemi konsideruar gjithnjë si një skuadër që mbrohet dhe sulmon në kundërsulm

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 16:41
Mancini: Jemi konsideruar gjithnjë si një skuadër që mbrohet dhe sulmon në kundërsulm

Italia me në krye trajnerin Roberto Mancini do të shpallë mbrëmjen e sotme listën me lojtarët e grumbulluar për në Europian.

Sakaq, axurrët shihen si një nga ato ekipe që mund t’i shkojnë deri në fund turneut, ndërsa trajneri Mançini thekson se tashmë ata kanë një mentalitet tjetër dhe luajnë futboll të bukur.

“Jemi konsideruar gjithnjë si një skuadër që mbrohet dhe sulmon në kundërsulm, por gjërat ndryshojmë dhe ne e kemi provuar. Tani në fushë jemi me një mentalitet tjetër, e nëse rezultatet vijnë atëherë bëhet edhe më e lehtë.

Gjërat po shkojnë mirë dhe jemi të sigurtë se mund të luajmë një futboll të bukur e kështu të kemi shanset tona për të shkuar në finale dhe për të fituar”, u shpreh Mancini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat