Largohet magjistari i atletikës

Futboll

Largohet magjistari i atletikës

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 16:55
Largohet magjistari i atletikës

Carlo Ancelotti është një hap larg kthimit në Real Madrid. Siç konfirmohet nga El Mundo, trajneri italian është në pole për të zëvendësuar Zinedine Zidane.

“Në fillim nominimet më të rëndësishme ishin ato të Antonio Conte dhe Pochettino. Italiani, ende pa ekip, ishte praktikisht i përjashtuar për shkak të karakterit të tij imponues. Për argjentinasin, Reali ka frikë se do të jetë e komplikuar ta rrëmbejë atë nga PSG”, shkruan El Mundo.

Sakaq, Carlo Pellegatti, gazetari i njohur i Milanit dhe mik i ngushtë me Ancelotti, ka zbuluar se “Carlo do të jetë trajneri i ri i Real Madrid. Gjithçka e kryer, pritet vetëm firma. Carlo po prish kontratën me Everton”.

Sipas gazetës, Antonio Pintus do të kthehet në Valdebebas së bashku me trajnerin e ardhshëm të Real Madrid, pra Ancelotti.

Pas dy sezonesh te Inter në stafin e Conte, përgatitësi atletik është thërritur pas disa viteve të fundit në të cilët infermieria në Madrid ishte shpesh e mbushur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat